FOTO/ Lushnjë, përplaset për vdekje në autostradë një grua, viktima ende e paidentifikuar

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Dushk.

Një mjet transporti mallrash furgon me targa AB 540 CB ka goditur një grua rreth të 60 – ve, ende e paidentifikuar.

Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit dhe është përplasur nga furgoni. Trupi është dërguar në morgun e Lushnjës.

Shkak ka qënë edhe errësira. Drejtuesi i furgonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.