Plane për fundjavë? Parashikimi i motit do ju ndihmojë të vendosni

SHMU njofton se fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me altrenime kthjellimesh dhe vranësira në shtim. Në orët e mbrëmjes të ditës së shtunë reshjet e shiut do të bëhën prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Hera-herës reshje shiu ne formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë. Gjatë ditës së dielë reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e hera-herës fiotn shpejtësi deri në 10m/sek.