Kompozitori Danny Elfman akuzohet për sulm seksual edhe nga një grua tjetër

Një grua 47-vjeçare nga Maryland, me emrin Jane Doe XX, bëhet gruaja e dytë këtë vit që bën akuza për sjellje të pahijshme seksuale, akuza ndaj kompozitorit të nominuar për Oscar.

Kompozitori i filmave, fitues i çmimeve, Danny Elfman, është paditur nga një tjetër grua, e dyta kjo, se  ka abuzuar me pushtetin e tij në këtë industri për t'u përfshirë në sjellje të përshtatshme seksuale. Akuzat përfshijnë raste kur ai u zhvesh lakuriq në prani të saj dhe masturboi ndërsa ajo flinte pranë tijm njofton Euronews.

Pretendimet pasojnë zbulimet e tre muajve më parë kur Elfman, i cili ka punuar gjerësisht me regjisorin Tim Burton, në filma dhe shfaqje televizive duke përfshirë Edward Scissorhands, Batman dhe Wednesday, u përball me një padi të ngjashme dhe arriti një zgjidhje ligjore duke rënë dakord të paguante 830,000 dollarë si kompensim.

Në rastin e mëparshëm, të paraqitur nga një kompozitore e re e quajtur Nomi Abadi, Elfman i mohoi akuzat dhe u akuzua gjithashtu për moskryerjen e pagesave të tij.

Paditësja e re, e cila identifikohet si Jane Doe XX në dokumentet e gjykatës, ishte një studente 21-vjeçare në Akademinë e Filmit të Nju Jorkut me interes për muzikën kur u takua për herë të parë me Elfmanin 47-vjeçar në 1997.

Sipas padisë së saj, Elfman përdori statusin e tij në industri për ta manipuluar atë që të toleronte sjelljen që e bënte atë atë të ndihej thellësish keq.

Fillimisht, pohoi ajo, ai zhvishej shpesh në prani të saj dhe e detyronte të bënte të njëjtën gjë, një kërkesë që ajo e përmbushi sepse e konsideronte atë një mentor të vlefshëm.

Me kalimin e kohës, sipas padisë, Elfman filloi të hynte në shtrat me të, ndonjëherë i zhveshur pranë një Doe të veshur plotësisht dhe përfundimisht zbuloi se ai do të masturbonte ndërsa ajo flinte, pa pëlqimin e saj.

Jane Doe pretendon se Elfman i tha asaj: "Sa herë që keni fjetur pranë meje, unë masturboja pranë jush."

Jeff Anderson, avokati i Jane Doe, i tha “Rolling Stone”: "Është e rëndësishme për Jane Doe që Nomi e di se ajo nuk është më vetëm, se ajo që i është bërë nga Elfman pasqyron në shumë mënyra atë që i është bërë Nomit."

Elfman i mohoi akuzat për nëpërmjet avokatit të tij.