Morën para për të lejuar një ndërtim pa leje, pezullohen dy inspektorët e policisë

Drejtori i Policisë së Elbasanit ka pezulluar nga detyra dy efektivë policie nën akuzën se kanë marrë ryshfet, për të lejuar një ndërtim pa leje.

Pas hetimeve, kreu i policisë së Elbasanit vendosi të pezullojë inspektorët S. N., me detyrë ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet dhe G. C., aktualisht me detyrë ndihmësspecialist në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Dy efektivët dyshohet se kanë marrë para nga Y.Gj. për këtë ndërtim pa leje, i cili është proceduar penalisht nga ana e Policisë për këtë rast.