Xhaferri: Memolla ra, po Bajlozët e Tenderave që blenë vota për llogari të tij më 24 Korrik?

Kryebashkiaku, Edision Memolla, është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion zgjedhor, por pyetjet që duhet të shtrojmë është nëse Memolla duhet parë si rast i veçuar apo nëse hetimet e SPAK duhet të shkojnë te Bajlozët e tenderave e deri tek Veliaj.

Zgjedhjet e pjesshme të 24 Korrikut në Rrogozhinë janë një deja vu i zgjedhjeve të 14 Majit dhe 6 Marsit, ku Memolla fitoi me të njëjtat metoda.

Administrata dhe Bajlozët e tenderave ishin të gjithë atje, për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve, teksa i kam denoncuar me emra, nga Aldrin Dalipi, te Valdrin Pjetri dhe Taulant Tusha&Co.

SPAK duhet të hetojë veprimarinë e secilit prej tyre si bashkëpuntor të Memollës. SPAK nuk mund të lajë duart si Ponc Pilati vetëm me emrin e Edison Memollës, pasi ky është vetëm një ushtar i makinerisë vrastare të tjetërsimit të votës.

Blerja e votës ka sjellë shkatërrimin e demokracisë dhe ky fenomen ka emër, quhet Edi Rama!