'Kurrkush s’të do, ishin të gjithë për Luizin', Olta përballet me publikun

Për produksionin, “Big Brother VIP 2” ka mbaruar, por për publikun ende jo.

“Armiqësia” vazhdon edhe jashtë mes dy ish-konkurrentëve që s’flasin më me njëri-tjetrin edhe pse kanë luajtur së bashku një film, e madje janë puthur në të.

Gjatë premierës së filmit në Kosovë mbrëmjen e kaluar, fansa të Luizit i janë “hakërryer” Oltës, duke i thënë:

“Olta mos u fry, se s’të do kurrkush”.