Misteri i historisë së Siborës, vajzës që u zhduk pas sherrit me të dashurin

Sibora Gagani është e reja shqiptare, e cila u zhduk pa lënë gjurmë nga Italia në drejtim të Spanjës.

Ajo u largua nga familja rreth tre vite më parë, bashkë me të dashurin, raportojnë mediat italiane.

Vajza dhe familja e saj prej vitesh jetonin në Itali.

E ëma e Siborës i është drejtuar emisionit “Chi l’ha visto”, duke kërkuar ndihmën e gjithë atyre që mund ta kenë parë.

22-vjeçarja jetonte në Itali, ku punonte si punonte si bariste,por u transferua në Torremolinos (Andalusi, Spanjë), me të dashurin e vet. Sipas së ëmës, ajo kishte synim të martohej dhe ia komunikoi mamasë me telefon, por pas saj u zhduk.

Pasi i tha të ëmës me telefon se do të martohej, nuk pati më asnjë komunikim me të. Në 14 korrik, nëna e saj mori një telefonatë nga ana e të dashurit të saj, që i tregoi se kishin bërë një sherr bashkë dhe ajo kishte ikur pa marrë asgjë me vete.

Të dhëna për Siborën

Seksi: F

Mosha: 22 (në momentin e zhdukjes)

Kombësia: shqiptare

Sytë: Kaf

Flokët: Kaf

Shenja të veçanta: disa tatuazhe, një datë në njërin krahë, një yll dhe germën “A” pas qafës, një yll në këmbë dhe një tatuazh në shpinë.

Zhdukur nga: Torremolinos (Spanjë)

Data e zhdukjes: 14/07/2014/

/SYRI.net