", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/18/auto_Screenshot_141697644994.jpg", "width": 900, "height": 504 } }

Izraeli publikon VIDEO-n: Ja provat që raketat mbi spitalin Al-Ahli u lëshuan nga Rripi i Gazës

Të paktën 500 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me raketa mbi një spital në Gaza. Megjithatë, Izraeli deri më tani nuk e ka pranuar autorësinë e sulmit.

Pasditen e së mërkurës, është publikuar edhe një video me anë të së cilës, Izraeli mohon kategorikisht autorësinë për bombardimin e spitalit të enjten mbrëma.

Videoja, e cila thuhet se është filmuar nga kamerat e Channel 12, i cili është një nga kanalet televizive më të mëdhenj në vend, tregon Rripin e Gazës. Sipas Izraelit, në video duket qartë vendi nga janë lëshuar raketat dhe spitali që ishte shënjestra.

Pra, sipas Izraelit, raketat erdhën nga Rripi i Gazës, në drejtim të spitalit.

Sulmi në spital ka nxitur reagimin e ashpër të botës arabe duke çuar në anulimin e një takimi mes presidentit amerikan Joe Biden që qëndron sot në Izrael, mbretit Abdullah të Jordanisë, liderit egjiptian Abdul Fattah al-Sisi dhe presidentit palestinez Mahmud Abas.