Bayern i vendos çmimin Musiala-s, Liverpool e sheh si zëvendësuesin e Salah

 

Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman, e tashmja dhe e ardhmja e kombëtares, ka përfunduar në radarët e Premier League.

Për të larguar Jamal Musiala nga Bayern Munich, me shumë gjasa do të duhet një çek me vlerë mbi 100 milionë euro. Sipas “Bild”, interes konkret po shfaq Liverpool për sulmuesin 20-vjeçar.

Jurgen Klopp e ka pëlqyer gjithmonë talentin e ri dhe e konsideron atë thelbësor për rindërtimin e skuadrës, madje në merkaton e verës ku pritet që edhe Salah të largohet nga “Anfield Road”.