Polici këshillon adoleshentin, foto bën bujë në internet

Oficeri Tim Purdy filloi një ditë pune të zakonshme, kur kuptoi se diçka po ndodhte mu ato çaste. Ai pa një 18 vjeçar, të ulur në tokë, me kokë poshtë, dhe e ndali makinën e policisë.

Doli nga makina, pastaj iu afrua dhe u ul në gjunjë që të ishte në të njejtin nivel me të, transmeton lajmi.net

Më parë, në qendër nëna e tij kishte bërë thirrje për djalin e humbur. Oficeri filloi të komunikojë me të, duke e këshilluar nga gjërat që kishte mësuar në jetë.

Fotoja u realizua derisa ata po flisnin dhe më pas u postua në rrjetet sociale, ku bëri shumë bujë.

Video që do të shihni më poshtë është veçse përcjellëse e asaj që po ndodhte në gjithë ato ditë.