Pas përplasjeve të vazhdueshme në “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari zbulon për herë të parë marrëdhënien me Kiarën dhe Luizin

Ish-opinionistja e “BBV”, Zhaklin Lekatari së fundmi ka qenë e ftuar në emision “Naten me Aulonen”, ku ndër të tjera ka zbuluar më shumë rreth marrëdhënies me Luiz Ejllin dhe bashkëshorten e tij Kiara Titon.

Ajo tha se me moderatoren ka një marrëdhënie korrekte dhe profesionale duke lënë pas atë që ka ndodhur në të kaluarën, ndërsa përsa i përket fituesit të “BBV”, Zhaku tregoi se nuk kanë folur me njëri-tjetrin që pas mbarimit të këtij reality show.

“Unë mora një ftesë për të qenë opinioniste në episodin e parë të ‘DWTS Fan Club’ dhe sigurisht që e pranova. Nuk kisha pse të mos e pranoja. Patëm një marrëdhënie shumë korrekte, profesionale. Pa zhvillime në prapaskena. Nuk patëm kohë dhe as dëshirë as unë, as ajo që t’i riktheheshim ngjarjeve të së kaluarës.

Ndërsa me partnerin e Kiarës, nuk kam pasur marrëdhënie që pas BBV dhe nuk ma merr mendja që do kem. Unë jam njeri që i qëndroj besnik vetes dhe mendimeve të mia.”- tha Zhaku.