Surveillance camera footage from Netiv Haasara shows a large barrage of rockets being launched from northern Gaza, followed by a massive blast in the Strip, apparently caused by a failed projectile. pic.twitter.com/PdNCbks02r

— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) October 17, 2023

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/18/auto_-640-0-1bcf17f30e7e5f027b709adc334b001c1697611390.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Mbi 500 të vdekur, ja momenti kur goditet me raketë spitali në Gazë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për shpërthimin vdekjeprurës në spitalin e Gazës, ka fajësuar militantët.

“Ta di e gjithë bota! Terroristët barbarë janë ata që sulmuan spitalin në Gazë, e jo IDF-ja. Terroristët që vranë brutalisht fëmijët tanë, tani po vrasin fëmijët e tyre”, tha Netanyahu.

Ndërkohë Hamasi për shpërthimin në spital dhe vdekjen e mbi 500 personave, ka akuzuar forcat izraelite për një sulm ajror, derisa ushtria izraelit thotë se bëhet fjalë për një raketë ta xhihadit islamik palestinez (PIJ).

Ministria e Punëve të Jashtme, ka publikuar videon ku pretendohet dhe shihet sesi “PIJ godet me raketë spitalin në Gazë”.

“Xhihadi islamik palestinez më 17 tetor rreth orës 19:00 ka shkrepur një breshëri raketash në drejtim të Izraelit.

Një prej tyre ka goditur spitalin Ali Ahli në Gazë, duke shkaktuar dëme të mëdha – duke vrarë qindra palestinezë dhe plagosur shumë tjerë”, u tha ndër tjera nga ministria.

Gjithashtu thuhet se IDF-ja nuk ka kryer kurrfarë operacionesh në atë rajon, në momentin kur ka ndodhur goditja me raketë në spital.