Lezhë, aksidentohet për vdekje një kalimtar

Një kalimtar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Lezhë –Laç në afri të fshatit Markatomaj.

Ka qenë një makinë që e ka përplasur këmbësorin rreth orës 6 të së mërkurës.

Policia e ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në Policinë e Lezhës për rrethanat e aksidentit.