Shpërthen Berisha: PS mbajti Kongres të përçarjes kombëtare dhe diskriminimit të Veriut

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kongresin elektoral të Partisë Socialiste që u zhvillua sot në Durrës, duke e quajtur kongres të krimit, drogës dhe korrupsionit.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se Kongresi i PS nxit përçarjen kombëtare. Berisha bën thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e opozitës të shtunën më 13 maj.

Statusi në facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Ky Kongres i PS eshte Kongres:
- i baroneve te droges,
- balozeve te krimit,
- oligarkeve te korrupsionit,
- i deshtimit total
- i narko - shtetit dhe narko - republikes
- i zevendesimit te mashtrimeve te vjetra me mashtrime te reja
- I perçarjes kombetare dhe 
- diskriminit te Veriut te vendit
- i Norieges dhe varrmihesit te pluralizmit

Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim qelbesirat!

Revolucioni drejt fitores vendimtare!! sb