", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/17/auto_guyu761697568441.jpg", "width": 900, "height": 746 } }

Pallati Mbretëror po kërkon 'Hirushen', kush është vajza që la këpucën në ditëlindjen e Princit të Danimarkës

Ishte një ditë e madhe për anëtarët e familjes mbretërore daneze të dielën, më 15 tetor, pasi Princi i Danimarkës Christian, djali i madh i Princit të Kurorës Frederik dhe Princeshës Maria, mbushi 18 vjeç.

Prindërit dhe gjyshja e tij, Mbretëresha Margrethe, shtruan një darkë gala për nder të trashëgimtarit të fronit në Pallatin e Danimarkës, me shumë të ftuar mbretërorë.

Ndër të ftuarit ishin Paul, Marie Sandal dhe Anna Maria si dhe Princesha e Kurorës Amalia nga Holanda, Princesha Elizabeth e Belgjikës, Princesha e Norvegjisë dhe Princesha e Suedisë.

Pas përfundimit të darkës pati një koncert. Mes gjithë kësaj atmosfere festive një vajzë la këpucën e saj në Pallat me familjen mbretërore daneze duke u përpjekur për ta gjetur atë përmes rrjeteve sociale.

Ata publikuan takën stiletto në Instagram dhe shkruan në mbishkrim:

“A është Hirushja ajo që harroi këpucën mbrëmë? Kur të ftuarit në darkën gala të Mbretëreshës dje shkuan në shtëpi, kjo këpucë stiletto e vetme u la në Kështjellën Christiansborg. Pronarja është e mirëpritur të na kontaktojë për ta kthyer atë.”

View this post on Instagram

A post shared by DET DANSKE KONGEHUS 🇩🇰 (@detdanskekongehus)