Në pjesën e dytë kuqezinjtë rritën presionin përballë bullgarëve, por goli i dytë dhe i qetësisë në këtë miqësore erdhi vetëm në minutën e 81-të.

Ernest Muçi shpalosi klasin që ka treguar te Legia e Varshavës, duke shënuar një gol spektakolar nga jashtë zone.

Mjaftuan golat e dy futbollistëve të stolit rezervë për të mposhtur Bullgarinë dhe për të treguar se kombëtarja e Sylvinhos është e kompletuar, duke kryesuar me meritë edhe grupin E të kualifikueseve për Europianin 2024.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/17/auto_c7780b73-d7ec-4535-a4a5-4ce2556ea03d1697565677.jpg", "width": 900, "height": 642 } }

Askush nuk e ndal Shqipërinë! Laçi dhe Muçi i japin fitoren edhe në miqësoren ndaj Bullgarisë

Gjashtë ndryshime nga formacioni i titullarëve që mposhtën 3-0 Republikën Çeke dhe Shqipëria e Sylvinhos tregon se di të fitojë edhe me rezervat.

Në pjesën e parë vetëm Bajrami, Asani, Ajeti, Mitaj dhe Asllani nga skuadra që dhuroi fitoren elektrizuese të pesë ditëve më parë zbritën në fushë, por kuqezinjtë shkuan në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli, të shënuar nga Qazim Laçi në minutën e 41-të.

Mesfushori i Sparta Pragës shfrytëzoi më së miri një aksion perfekt të nisur nga këmbët e Mario Mitaj dhe që u kthye në asist nga Myrto Uzuni, për të mposhtur portierin Mitov.