6 të vdekur nga sulmi ajror mbi shkollën e agjencisë së OKB-së në Gaza

Agjencia e ndihmës UNRWA në Gaza deklaroi ditën e sotme se baza ku ata operonin është sulmuar nga forcat ajrore Izraelite.

Organizata u shpreh se nga ky sulm ngelën te vrarë 6 persona dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, duke përfshirë dhe stafin e UNRWA-së.

Sipas tyre numri pritet të jetë më i lartë pasi rreth 4000 mijë njerëz janë të strehuar ne shkollë. Agjencia e quajti sulmin “të egër” dhe duke treguar “një shpërfillje flagrante për jetën e civilëve”.