Shpërthen festa në 'Air Albania', Qazim Laçi ndëshkon bullgarët

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Kanë qenë 45 minuta të dominuara totalisht nga kuqezinjtë tanë, ku patën edhe disa raste të rrezikshme në portën e bullgarëve.

Kuqezinjtë tanë kanë arritur të kalojnë në avantazh pas një aksioni tepër të bukur e më pas topi ka përfunduar në rrjetë pas goditjes së Qazim Laçit, i cili ndodhej pranë portës.