Delegacioni i Kongresit Amerikan zbarkon nesër në Shqipëri. Zbardhen arsyet e vizitës

Një delegacion prej 15 personash të Kongresit amerikan niset nesër për një mision urgjent në vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ky delegacioni udhëhiqet nga kryetari i dhomës së drejtësisë në Kongresin amerikan, republikani  Bob Goodlatte.

Delegacioni i zyrtarëve amerikanë do të mbërrijë nesër në Shqipëri.

Qëllimi i delegacionit të kongresit amerikan është të shikojë gjendjen e sigurisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit. 

Pas Shqipërisë, zyrtarët amerikanë do të shkojnë edhe në Greqi, Bosnje, Maqedoni, Kosovë dhe Itali për të hetuar ndikimet e Soros./SYRI.net/