Netanyahu paralajmëron Iranin dhe Hezbollahun: Mos bëni të njëjtat gabime!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin dhe Hezbollahun e Libanit që të mos “testojnë vullnetin e Izraelit”.

“Mos bëni të njëjtat gabime, thjesht për arsye se çmimi që do të paguani këtë herë do të jetë shumë më i lartë”, tha ai në një fjalim në Knesset, shkruan Al Jazeera.

Pasi sirenat u dëgjuan në Jerusalem më herët, krahu i armatosur i Hamasit thotë se hodhi raketa drejt Jerusalemit dhe Tel Avivit.

Në një deklaratë, Brigadat Qassam deklaruan se sulmi ishte në përgjigje të forcave izraelite që “shënjestronin civilët”.