Edi Rama përdor Kongresin e PS për të shfryrë mllefin ndaj PD-së

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Kongresin Elektoral të Partisë Socialiste për të sulmuar dhe për të nxjerrë mllefin ndaj Partisë Demokratike.

Gjatë aktivitetit të Kongresit që u zhvillua në pallatin e sportit të Durrësit, Rama foli për bojkotin e zgjedhjeve të opozitës duke aluduar me teorinë e tij se PD nuk kërkon zgjedhje të lira për shkak të drogës, por e ka hallin tek vetingu.

Kryetari i PS përsëriti disa herë se bëri çdo gjë për të zgjidhur krizën, duke shfryrë gjithë mllefin përse Partia Demokratike nuk pranoi ofertën e Ramës.

Fjala e Edi Ramës në Kongresin elektoral të PS:

Zgjedhjet këtë radhë janë historike, për më shumë se një arsye, për më shumë se një dekadë. Sepse më 18 qershor shqiptarët s’do të vendosin kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme por ku do të jetë nesër Shqipëria e atyre që do të lindin sot.  

Dëgjojeni mirë, 18 qershori është mu si thotë ajo kënga e vjetër labe: Aas për mua as për ti, po për gjithë Shqipëri.

Dhe tani heshtje. Është e pabesueshme, por është e vërtetë. Partia që lindi 27 vjet më parë sot ka ikur në drejtim të paditur. Ka vendosur të dalë nga zgjedhjet e udhëhequr nga frika, një frikë e madhe, më e madhe se sa një kope lepujsh në bark nga drejtësia. E mbyllur në një bunker plastmasi prej ku ka shpallur luftën me mullinjtë e erës.

Prandaj duan të hedhin ne erë zgjedhjet, për të hedhur në erë vetingun. Më vjen keq, më vjen shumë keq që erdhi puna deri këtu. Bëra çmos që kështu të mos ndodhte. Erjon Braçe nuk e ka përjetuar mirë tërhëqjen nga zgjedhjet në Kavajë. Ne, socialistët jemi dukur të ndrojtur, të dobët përballë agresionit të tyre. Por, kam dëgjuar shumë edhe nga ju që thonë sikur të ishin ata do të kishin bërë kështu... jini krenar që ne nuk jemi si ata. Ne nuk jemi njësoj, edhe pse jemi vëllezër e motra të të njëjtit gjak, që flasim të njëjtën gjuhë. Por nuk jemi njësoj si ata, prandaj ne nuk e vëmë asnjëherë veten mbi Shqipërinë. Për ne nuk vjen kurrë i pari shembulli i forcë, por forca e shembullit.

Dhe jemi të qetë sepse bëra dicka, aq sa edhe ata kurrë nuk e cuan ndër mend për ne kur ne ishim në opozitë dhe ata në pushtet. U dhamë mundësinë e parë që gjatë fushatës të mbikëqyrnin qeverinë nga brenda, refuzuan gjithçka. Sepse ata nuk e kanë hallin te procesi zgjedhor, as te krimi, as te droga. E kanë hallin te divorci i pamundur me gjykatësit e korruptuar. Vendosën të vrasin veten. Vet e zgjodhën politikën e inatit, tani le ta vuajnë inatin e politikës.

Mua as më bëhet vonë se sa pishmanë do të bëhen ata. Por më dhimbsen votuesit e tyre. Doja shumë t’i kishim përballë në 18 qershor se mezi prisja t’i mundim edhe njëherë më thellë. Por u dorëzova dhe unë që këtë herë dola më i duruari me ta. S’na ka mbetur gjë tjetër vecse t’i lëmë pas dhe të vazhdojmë përpara drejt 18 qershorit. /SYRI.net/