Luiz Ejlli dhe Flori Mumajesi bëhen bashkë për në Eurovizion? Në garë edhe Elvana Gjata!

Ky është padyshim viti i Luiz Ejllit, i cili që pas fitores së Big Brother VIP është kthyer një ndër personazhet më të kërkuar të momentit.

Teksa ditët e fundit po mbahet premiera e filmit 'Në kuadër të dashurisë' me protagonistë Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin, këngëtari duket se po punon për një tjetër sukses, kësaj here në fushën e tij, në këngë.

Një listë që po qarkullon në rrjete sociale, jo në mënyrë zyrtare tregon se Ejlli do të jetë pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, që pritet të mbahet në fundvit.

Autor i këngës sipas listës së publikuar është Flori Mumajesi.

Në po të njëjtën listë është edhe emri i Elvana Gjatës me një këngë të Darko Dimitrov. Ndonëse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë emtat e lartpërmendur produksioni i festivalit, ndjekësit në rrjete sociale janë shprehur të ekzaltuar për këtë përplasje titanësh.


Sakaq emra të cilët janë konfirmuar si pjesëmarrës në festival janë: Elsa Lila, Ardit Çuni, Vesa Luma e Big Basta, Samanta Karavella e Vesa Smolica.