Kourtney ka një përgjigje për ata që e kritikuan për shtatzëninë në moshën 44-vjeçe!

Vetëm disa javë pasi u dërgua me urgjencë në spital pas disa komplikimeve me shëndetin, Kourtney Kardashian është shprehur se kjo shtatzëni është ndryshe nga të tjerat, si dhe u është përgjigjur kritikave për vendimin e saj për të patur një fëmijë në moshën 44-vjeçare.

Në një intervistë me “Vanity Fair Italia”, në të cilën ajo pozon, duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur, Kardashian tha, “Më pëlqen të jem shtatzënë. Jam e fiksuar pas idesë së të qenit shtatzënë! Por këtë herë, ndryshe nga tri të tjerat, më ndoqën një grup tjetër mjekësh, të cilët më dhanë shumë kufizime në muajt e parë”.

Nga këto kufizime, ajo zbuloi se asaj iu këshillua të shmangte stërvitjen, si dhe të kishte kujdes me marrëdhëniet intime, kafeinën dhe udhëtimet me aeroplan. "Mendoj se i gjithë ky kujdes më frikësoi sepse, në të kaluarën, kurrë nuk më duhej të isha kaq e kujdesshme, pranoi ajo.

"Tani flas me fëmijën çdo ditë, kam frymë pozitive, bëj shumë lutje. Ndihem vërtet me fat dhe mirënjohëse", vazhdoi ajo.

Por, pavarësisht se ndihet kaq mirë për shtatzëninë e saj, Kourtney ka qenë e kritikuar për shkak të shtatzënisë në këtë moshë. “Ato komente nuk më prekin mua”, tha ajo. "Atyre që i bëjnë ato, unë thjesht u them: ‘Si mund ta vini në dyshim planin e Zotit?’.

Duke iu referuar përvojës së mëparshme të saj dhe të bashkëshortit Travis Barker, nëna e tri fëmijëve, vazhdoi, “Sepse kështu e shoh unë këtë shtatzëni. Ajo erdhi kur Travis dhe unë as që e kishim menduar më për të, dhe kur e kisha ndërprerë trajtimin e fertilitetit”.

“Kur ne e ndalëm procesin, atëherë ndodhi”, përfundoi ajo.