Hasani mirëpret në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit i cili zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i Procesit të Berlinit i cili mbahet për herë të parë jashtë BE-së do të bëjë bashkë sot në Tiranë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.