Kathimerini: Shpresat evropiane të Shqipërisë do bllokohen prej Belerit

Nga Stavros Tzimas, KATHIMERINI

Athina është e hapur ndaj mundësisë për të bërë një rekomandim në raportin e BE-së për vendet që duan të anëtarësohen, që për sa kohë që çështja e kryebashkiakut të zgjedhur etnik grek, Fredi Beleri, nuk zgjidhet, hapja e kapitujve për Shqipërinë nuk do të vazhdojë.

Beleri është arrestuar që prej muajit maj për blerje të dyshuar votash, pasi u zgjodh kryebashkiak i qytetit me shumicë etnike greke të Himarës në Shqipëri.

Gjyqi është planifikuar të nisë të martën në një gjykatë të posaçme kundër korrupsionit në Tiranë.

Greqia kërkon lirimin e përkohshëm dhe betimin e Belerit si kryetar bashkie, ndërsa Shqipëria këmbëngul se vendimi i takon vetëm ‘gjyqësorit të pavarur’.

Nëse do të shpallet i pafajshëm, ai do dalë i përligjur dhe kryeministri Edi Rama do të ekspozohet si komplotist, siç pretendon pala greke. Nëse ai merr një dënim sado të vogël, e ardhmja e tij politike do të vihet në dyshim në dëm të marrëdhënieve greko-shqiptare.