Shuhet Martti Ahtisaari, hartuesi i planit që i dha pavarësinë Kosovës

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, ka ndërruar jetë këtë të hënë, në moshën 86-vjeçare.

Ahtisaari vuante nga sëmundja e Alzheimerit, raportojnë mediat finlandeze. Në vitin 2021 u raportua se Ahtisaari kishte hequr dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes.

Ahrtisaari ishte hartuesi i planit që i dha pavarësinë Kosovës, me një status të privilegjuar të pakicës serbe.

Plani bindi shumicën e botës demokratike që ta njihte Kosovën, por u hodh poshtë nga Serbia dhe vetë serbët e Kosovës.

Për kontributin e tij për paqen në Ballkan dhe vende të tjera të botës, ai u nderua me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2008!