Vetëvrasje në Kukës, ndërron jetë 31-vjeçari

Policia e Shtetit njoftoi se një vetëvrasje ka ndodhur në fshatin Pla të Kukësit, ku ka ndërruar jetë një i ri.  

"Më datë 15.10.2023, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi P. P., 31 vjeç, banues në fshatin Pla, Has, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", thuhej në njoftimin zyrtar.