VIDEO/ Çekia vuan me Ishujt Faroe, një penallti e nderon nga turpërimi

Humbja në “Air Albania” përballë Shqipërisë u duk qartë se kishte lënë trauma në përfaqësuesen çeke, që vuajti shumë për të marrë tri pikët në shtëpi me Ishujt Faroe.

Deri në minutën e 76-të rezultati ishte mbërthyer në shifrat 0-0 dhe u desh një 11-metërsh i akorduar për prekje të topit me dorë që Çekia të kalonte në epërsi, falë ekzekutimit të saktë të Soucek.

Më këtë sukses, Çekia ngjitet në vendin e dytë, në kuotën e 11 pikëve dhe me dy fitore në ndeshjet e fundit, përballë Polonisë dhe Moldavisë siguron kualifikimin në Europian.

https://streamin.one/v/338d6aa6