Biden: SHBA mbështet Izraelin dhe Ukrainën

Presidenti Joe Biden tha se SHBA mund të ofrojë mbështetje për Izraelin dhe Ukrainën duke ruajtur ende “mbrojtjen tonë të përgjithshme ndërkombëtare”, gjatë një interviste.

“Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hir të Zotit, kombi më i fuqishëm në histori, jo në botë, por në historinë e botës. Ne mund të kujdesemi për të dyja këto dhe ende të ruajmë mbrojtjen tonë të përgjithshme ndërkombëtare. Dhe nëse nuk e bëjmë, kush e bën?”, tha Biden, kur u pyet nëse SHBA mund të merrej me të dyja luftërat në të njëjtën kohë.

Që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, SHBA ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Kievit. Të njëjtën gjë bëri dhe pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.