Plas mes Palomës dhe Ronaldos, moderatori i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë'!

Rudina Demneri e njohur si Paloma ka qenë e ftuar për të komentuar konkurrentët VIP në “DWTS Fan Club”. Ndër konkurrentët që ka komentuar ka qenë edhe Ronaldo, për të cilin gazetarja u shpreh se bën mirë të prezantojë programin “Mos i bjer me top” sepse kërcimi nuk është fusha e tij.

Paloma shtoi se kur dikush nuk e zotëron vetë një aftësi të tillë nuk ka as përse të paragjykojë të tjerët.

Kësaj deklarate i është përgjigjur vetë Ronaldo me anë të disa postimeve në Instastory.

“Paloma, fansja ime më e zjarrtë. Unë e kam pëlqyer dhe duartrokitur gjithmonë punën tënde. Kjo nuk do të thotë që ti të pëlqesh me patjetër gjërat që bëj unë. Por realisht nuk e kuptova nga të dilte gjithë ai mllef kur po flisje në “DWTS”. Ti mund të kritikosh, siç bëj edhe unë por pa mllef. Ka vend për të gjithë. Sa më i pastër shpirti, aq më shumë shkëlqen fytyra. Kur nuk ke operacione plastike sigurisht.”