Klajdi Haruni bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të vajzës

Klajdi Haruni ka ndarë më ndjekësit sot lajmin e bukur që është bërë baba i një vajze.

Vogëlushja ka lindur më 10 tetor, por këngëtari vetëm sot ka vendosur të postojë në InstaStory një foto të duarve të tyre së bashku dhe shkruan “Bekim jete”.

Jo vetëm kaq! Klajdi ka zbuluar edhe emrin e të sapolindurës. Ata e kanë pagëzuar me emrin Hea, një emër ky i veçantë që do të thotë mirësi.