", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/October/15/auto_olta2-1130x6351697365200.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Koha kur Olta Gixhari konkurronte për velinë në 'Fiks Fare'

Olta Gixhari, për herë të parë këtë sezon, mban rolin e anëtares së jurisë së spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”.

E ftuar në “Më lër të flas”, Olta tregoi se ndihet mirë në jurinë e “DWTS”, teksa tregoi se kërcimin e njeh që e vogël.

“Është pozicion shumë i këndshëm. E kam dashur atë pozicion, e kam pëlqyer gjithmonë, mendoj që më rri. Mendoj që di të flas për kërcimin, sepse unë kam kërcyer nga klasa e pestë deri në vit të katërt të gjimnazit, me trupë profesioniste në Durrës”, tha Olta.

“Vetëm balet klasik nuk kam bërë, të gjitha zhanret i kam bërë. Kam qenë kërcimtare. Ëndrra ime kur kam qenë e vogël ka qenë të bëhesha balerinë. Pastaj kalova te aktrimi, sepse nuk mbaja dot puantet”, shtoi aktorja.

Madje, Olta zbuloi se gjatë adoleshencës ka konkurruar për të qenë velinë e emisionit investigativ “Fiks Fare”, por nuk u përzgjodh”.

View this post on Instagram

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)