Askush nuk e priste! Ueda bën deklaratën e fortë për Aleksandrosin

Ishullorët kanë marrë pyetje nga publiku të cilave iu janë përgjigjur. Ueda ka qenë një nga vajzat e vilës së dashurisë që ka marrë një pyetje nga publiku, në lidhje me Aleksandrosin, nëse do e zgjidhte sërish.

Ndërkohë që ajo është përgjigjur:“Jam shumë e zhgënjyer dhe nëse kjo gjë do të ndodhte jashtë do të veproja në të njëjtën mënyrë. Jam shumë e prerë në vendime të mia dhe kur vendos të vazhdoj përpara, për të njohur dikë tjetër që besoj është më i miri për mua nuk do të  kthehem më pas.”

Kujtojmë se Ueda dhe Arlindi janë bërë çift nga rikrijimi që ndodhi gjatë javës në Love Island Albania.