Trukimet/ Thirret në prokurori presidenti i Skënderbeut

Prokuroria e përgjithshme i ka dërguar një fletëthirrje presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj, pas akuzave për trukim ndaj skuadrës korçare.

Fletëthirrja vjen pas dyshimeve të ngritura nga FIFA dhe UEFA se skuadra korçare ka trukuar ndeshjet në kompeticionin e Europa league.

Ndërkohë që më herët në prokurori janë thirrur për të dëshmuar edhe 3 futbollistë të Skënderbeut.