'Pse e tradhtove'? Arlindi habit me deklaratën për Xhoanën

Arlindi ka folur brenda vilës për raportin që ka pasur me Xhoanën.

Konkurrenti i “Love Island” ka treguar se marrëdhënia e tij me Xhoanën brenda vilës së dashurisë nuk ka qenë e mirë. 

Pyetja: Arlind bëre gabim që e tradhtove Xhoanën, pse?

Arlindi përgjigjet: Tradhtove është fjala e gabuar sepse ne ishim në një periudhë shumë të vështirë dhe rrugëtimi jonë mbaroi. Xhoana ishte shumë e qartë që unë do të vazhdoja këtu brenda dhe ajo e di këtë gjë.

Kujtojmë që Xhoana ishte e eliminuara e javës së shkuar, ndërsa Arlindi po shijon eksperiencën me Uedën.