Hidhet nga kati i tetë, humb jetën 33 vjeçarja në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ditën e sotme.

Mësohet se një grua e moshës 33 vjeçe është hedhur nga kati i tetë i një pallati e për pasojë ka humbur jetën.

Sipas njoftimit nga policia viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në lagjen nr.18, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tetë i një pallati, shtetasja A. B., 33 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.