Kreu i Hamsit: Nuk do të largohemi nga Gaza

Udhëheqësi i Hamasit ka deklaruar  se palestinezët nuk do të largohen nga Gaza apo Bregu Perëndimor dhe të evakuohen në Egjipt.

Ismail Haniyeh, i cili drejton organizatën militante islamike palestineze, i bëri komentet gjatë një fjalimi televiziv.

Në një pjesë të fjalimit duke iu drejtuar Egjiptit, ai tha: “Vendimi ynë është të qëndrojmë në tokën tonë”.

Kujtojmë se kryeministri izraelit, Netanyahu ka paralajmëruar se sulmet në Gaza do të vijojnë në përgjigje të agresionit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit.