Ministria e Jashtme kujtohet pas një jave se ka shqiptarë edhe në Gaza

Një javë pasi ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit pas sulmit terrorist të këtij të fundit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontat me disa shqiptarë të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Pas disa intervistave të dhëna në media dhe për SYRI-n nga shqiptarë të cilët kërkonin të largoheshin nga zona e luftës në Gaza, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është në kontakt orë pas ore me këta shtetas.

Reagimi i ministrisë së Jashtme:

Mirëmbrëma!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontat me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

 Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës.