Një bombshell e re në ‘Love Island’, ndan çiftin ‘e dashur’

‘Loja e dashurisë’ në ‘Love Island Albania’ sa vjen e po bëhet më e nxehtë. Xhesjana, është bombshell-ja e re që i është bashkuar sot konkurrentëve e pa humbur kohë, ka bërë zgjedhjen e saj për njërin nga djemtë.

Bëhet fjalë për Denisin, i cili është çift me Xhesikën. Duket se Xhesjana paska hyrë me synime të qarta për të ‘nxehur’ situatën mes çifteve dhe mesa duket ia doli.

Presim dinamika të reja në ditët në vijim. Si do të reagojë, Xhesika, partnerja e Denisit? A do të nisë dhe ajo një njohje të re brenda shtëpisë?