Tabaku: Qeveria ta mbajë kuvendin të përfshirë ‘integrimi nuk i përket vetëm qeverisë’
3 ditë para Samitit të Berlinit, në Tiranë u organizua një konferencë mbi rolin e parlamentit shqiptar në avancimin e implementimit marrëveshjeve rajonale të kësaj nisme, ku morën pjesë parlamentarë nga vendet e rajonit dhe drejtues institucionesh.
Në fund të konferencës, kryetarët e komisioneve parlamentare dolën në një deklaratë të përbashkët, e cila u lexua nga Jorida Tabaku.
Gjatë fjalës së saj Tabaku tha se roli i Parlamentit në procesin e anëtarësimit në BE është thelbësor, ndërsa I bëri thirrje qeverisë që ta mbajë të përfshirë Kuvendin në çështjen e integrimit.