Kush është femra që hyri mes çiftit të famshëm David dhe Victoria Bechkam?

Prej kohësh në rrjet kanë qarkulluar lajme se David dhe Victoria Bechkam kanë krisur marrëdhënien për shkak të  tradhtisë së supozuar të futbollistit me asistenten e tij Rebeça Loos.

Në një dokumentar ku ka folur bashkëshortja e David, Victoria e kujton këtë moment si “më të keqin e martesës së saj” për shkak të makthit që iu desh të jetonte për shumë muaj.

“Ishte momenti më i keq i martesës sonë. Bota na sulmoi dhe ne ishim kundër njëri-tjetrit. Nuk kam qenë kurrë kaq e pakënaqur në jetën time”, u shpreh Victoria.

Ky rrëfim shkaktoi një sërë komentesh negative ndaj sekretares, e cila tha: “Po i marr me sa më shumë humor”.

Rebeça Loos ishte asistentja personale e futbollistit të njohur Bechkam prej me shumë se 2 dekadash, ndërsa para kësaj ajo ishte një mësuese e jogas dhe terapiste.