EMRAT/ Ndryshon drejtori i Policisë së Shkodrës

Ndryshime në kupolën drejtuese në Policinë e Shkodrës.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se është larguar drejtori i kësaj drejtorie, Ervin Hodo.

Në vend të tij është emëruar, Edmond Sula.

Hodo kishte pak muaj që kishte marrë drejtimin e Policisë së Shkodrës, ndërsa nuk dihet se ku është emëruar.