Zyrtare/ Tirana prezanton goditjen e radhës në merkato, vjen mesfushori i Kombëtares U-19

 

Mesfushori 17-vjeçar kaloi nga Dinamo te bardheblutë e kryeqytetit përpara disa ditësh dhe tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi nga ana e klubit.

Talenti i Kombëtares U-19 ka firmosur me nënkampionët një kontratë tre-vjeçare, teksa pritet të grumbullohet në ekipin e parë nga trajneri Julian Ahmataj në sfidat e radhës.