VIDEO/ Digjet nga zjarri një lokal në Shëngjin

Në Shëngjin, një lokal dykatësh me përbërje druri është shkrumbuar nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm në zonën e Kënallës.

Nuk ka pasur persona brenda kur ka rënë zjarri, por dëmet janë të mëdha. Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë bërë një shkëndijë elektrike.