'Ky është dënim kolektiv' thotë një punonjës humanitar i Gazës

Banorët në Gaza po i nënshtrohen "dënimit kolektiv", tha punonjësi humanitar Hozayfa Yazji për programin Newshour të BBC-së.

"Unë nuk pranoj të shënjestrohen civilët nga të dyja palët në asnjë mënyrë. Kjo hakmarrje në Gaza... për mendimin tim është një ndëshkim kolektiv.

"Unë po shikoj nga dritarja ime dhe njerëzit vrapojnë në rrugët e Gazës dhe nuk dinë ku të shkojnë. Nuk ka asnjë shpresë," thotë Hozayfa, i cili është menaxher i zonës së Gazës për Këshillin Norvegjez të Refugjatëve.

Ndërsa banorët e Gazës kanë përjetuar shumë raunde sulmesh në 14 vitet e fundit, Hozayfa thotë se ato nuk kanë qenë kurrë të kësaj shkalle.

"Situata është shumë e keqe, është përtej fjalëve. Në Gaza nuk ka asnjë vend të sigurt për momentin," tha ai.

Shkatërrimi në Rripin e Gazës

Një palestinez duke shkuar në një ceremoni funerali për viktimat e sulmeve ajrore