Berisha: Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Afganistan

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas tërmet shkatërrimtar që goditi Afganistanin duke lënë mbi 2 mijë viktima.

Berisha ka shprehur ngushëllimet më të ndjera të gjithë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre nga ky tërmet i fuqishëm.

Postimi:

Arrin në 2000 numri i viktimave në Afganistan.

Të dashur miq, tërmeti mbi 6 ballë që goditi këto ditë Afganistanin, në provincën e Heratit, ka shkatuar deri tani mbi 2 mijë të vdekur dhe mijëra e mijëra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale, fshatra të tëra janë shkatërruar.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjeve të viktimave dhe lutem për shërim të shpejtë të plagosurve. #sb