Kandidat për president i Federatës Spanjolle? Iker Casillas sqaron situatën

Iker Casillas tani ka hedhur poshtë zërat se ai do të hedhë kandidaturën për president të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF).

Kujtojmë se, në shkurt të 2020-ës, ish-portieri i Portos deklaroi se ishte kandidat, por më pas u tërhoq.

Në këto zgjedhje, Luis Rubiales kandidoi si i vetmi kandidat dhe u rizgjodh, pasi e kishte marrë fillimisht detyrën në maj 2018.

Rubiales është larguar nga ky post pas polemikës së shkaktuar në Botërorin e Futbollit për Femra, ku puthi në buzë futbollisten Jenni Hermoso, por Casillas nuk ka ndërmend të kandidojë.

“Në kohën e duhur, u prezantova dhe vendosa që nuk do të vijoja më tej. Është diçka që unë po e vlerësoj”, tha Iker Casillas në një deklaratë të bërë gjatë një ceremonie që u zhvillua në Madrid.

Federata spanjolle vazhdon të përjetojë ditë të vështira pas largimit të Rubiales.