‘Betimi si kryetar bashkie’, Beleri del në gjyq, mbërrin në Durrës dhe ambasadorja greke

Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri kërkon të betohet si kryebashkiak. Beleri do të dalë në gjyq sot, teksa në Gjykatën e Durrësit ku pritet të mbahet seanca ka mbërritur dhe ambasadorja greke Kostantina Kamitsi për të marrë pjesë në gjyq.

Mësohet se në seancë do të jetë i pranishëm dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.