Nëntë qytetarë amerikanë mes të vdekurve në Izrael

Departamenti amerikan i shtetit konfirmoi të hënën se nëntë shtetas amerikanë janë mes të vdekurve në Izrael.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller tha se ka qytetarë amerikanë fati i të cilëve nuk dihet dhe se Shtetet e Bashkuara po punojnë me autoritetet në Izrael për të gjetur vendndodhjen e tyre.

‘Shprehim ngushëllimet tona të thella për viktimat dhe familjet e të prekurve,’ tha zoti Miller.

Ai tha se autoritetet amerikane janë në kontakt me familjet dhe po ofrojnë ndihmë konsullore për ta.