Rrëzohet nga shkëmbi, humb jetën 78-vjeçari në Vlorë

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët. Sipas policisë i moshuari ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një shkëmbi. Ngjarja ka ndodhur në  fshatin Trevllazër, në Vlorë.

Gjithashtu theksohet se 78-vjeçari ishte shpallur i humbur më datë 16.09.2023, pasi ishte larguar nga banesa, ndërsa shtohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkaq grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.